‘Diplomati’ Gjergj Dedaj kërkon ndjekjen e këtyre personave - u angazhuan kundër Kosovës!

Aktuale

‘Diplomati’ Gjergj Dedaj kërkon ndjekjen e këtyre personave - u angazhuan kundër Kosovës!

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:58
Gjergj Dedaj

Ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj thotë se disa persona  janë angazhuar në prishen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëare.

Dedaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, ka disa individ, klane dhe subjekte politike dhe organizata të caktuara fetare të dyshimta të cilat janë angazhuar për dëmtimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Dedaj kërkon që këto kategori të hetohen dhe përndjeken nga shteti i Kosovës.

Sipas tij, këta po e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Dëmtimi i rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës!

Në Kosovë, ka individ, klane, subjekte politike dhe organizata të caktuara fetare dhe të bizneseve të dyshimta, të cilat janë të angazhuara dhe investojnë për dëmtimin e rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës, prishjes së imazhit dhe perspektives europiane.

Këto kategori duhet të hetohen dhe përndjeken nga shteti, ngase rrezikojnë të ardhmen tonë në familjen e Europes dhe NATO-s, si dhe e kthejnë Kosovën ne drejtim tejet te gabuar e fatal !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat