Osmani takoi një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë

Aktuale

Osmani takoi një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë (KKEIK).

Përfaqësuesit e kësaj platformës gjithëpërfshirëse nga komuniteti i biznesit kanë shfaqur qëndrimet e tyre në lidhje me vonesën në miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke potencuar vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Sipas tyre, përveç me pandeminë në aspektin shëndetësor, bizneset po përballen edhe me pandeminë ekonomike, e cila ka goditur shumë biznese duke i sjellë skaj ekzistencës.

Ata, gjithashtu kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin e Punës, duke potencuar nivelin e ulët të pagës minimale. Është diskutuar edhe  barazinë gjinore në borde si dhe përkrahjen ndaj produkteve vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat