​Abrashi: Nga sot qytetarët duhet të ndihen të sigurt se shteti do t’iu dalë në ndihmë

Aktuale

​Abrashi: Nga sot qytetarët duhet të ndihen të sigurt se shteti do t’iu dalë në ndihmë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Gazmend Abrashi

Në seancën e jashtëzakonshme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur që të miratojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota pro, asnjë kundër, e asnjë abstenim i dhanë “dritën e gjelbër” rimëkëmbjes ekonomike.

E miratimin e këtij Ligji deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi, e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët dhe bizneset miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

"Sot më në fund parlamenti i Kosovës reflektoj që e votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga sot qytetarët dhe komuniteti i biznesit duhet të ndihen të sigurt se shteti do t’iu dal në ndihmë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat