Reagon Zaimi, përpjekjet mjerane për ta mbuluar raportin me shpifje edhe më të mëdha

Aktuale

Reagon Zaimi, përpjekjet mjerane për ta mbuluar raportin me shpifje edhe më të mëdha

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:54
Arbër Zaimi

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. 

Ai tha se këta që në gjithë raportet ndërkombëtare për Kosovën, qysh prej se vendi është i pavarur, rezultojnë si të paaftë, të korruptuar e kriminalë, sot na qenkan mërzitur shumë se një raport i ri po i nxjerr edhe si mashtrues e shpifës të pabesë, dhe si bashkëpunëtorë me sharlatanë si Grenelli, kundër demokracisë dhe qeverisjes anti-korrupsion në vendin e tyre.

Sipas tij reagimi i tyre sot, përpjekjet mjerane për ta mbuluar raportin me shpifje edhe më të mëdha, është më pozitivi për të ardhmen e Kosovës.

"Reagim negativ do të ishte po të heshtnin dhe po të përpiqeshin të bëheshin servilë e të infiltroheshin brenda apo pranë subjektit të cilin populli e mbështet për të sjellë ndryshimin, zhvillimin, drejtësinë e normalitetin", tha Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat