Shasha publikon fotot e rralla të Rugovës: Ja pse Mustafa s’do të jetë më kryetar i LDK-së

Aktuale

Shasha publikon fotot e rralla të Rugovës: Ja pse Mustafa s’do të jetë më kryetar i LDK-së

Nga: A.Zh Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Ibrahim Rugova në Parlamentit Evropian

Drejtori ekzekutiv i EPIK Demush Shasha, ka kujtuar momentin kur 567 deputetë të Parlamentit Evropian e kishin nderuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke u ngritur në këmbë, si shenjë nderimi për veprën e tij.

Ai ka thënë se partia, të cilin e ka ideuar Rugova, është anëtare e familjes më të madhe evropiane politike, duke shtuar se ajo ka mbrojtur shoqërinë nga urrejtja, dhuna dhe jo-toleranca.

Por, sipas Shashës, diskursi i fundit i kryetarit aktual të LDK-së Isa Mustafës, do të mbetet njollë mbi këtë parti, përcjell Bota sot.

Sipas Shashës, Mustafa nuk do të jetë më kryetar i LDK-së, pasi siç ka theksuar ai, “çdo ditë e më shumë ndikohet nga një rreth, i cili nuk ndan vlerat tradicionale perëndimore të LDK-së”.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në amfiteatrin mbretëronte qetësi. Çdo kush që do të fliste para një audience të tillë do të kishte tremë. Por jo ai. Në fakt ishte e kundërta. Nga prezenca e tij rrezatuese, tremë kishte audienca.

Me figurën e tij inspiruese me shallin karakteristik, në gjuhë franceze, Presidenti Rugova tha: “Unë do të doja të theksoja se zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia...Shpresoj dhe uroj që Kosova një ditë do të këtë një vend në këtë institucion të nderuar – Parlamentin Evropian“.

567 deputet të Parlamentit Evropian u ngritën në këmbë dhe duartrokitën fjalimin dhe veprën e Presidentit Rugova.

Partia politike të cilën e ideoj Presidenti Rugova është parti anëtare e familjes më të madhe Evropiane politike. Një parti e urtë, institucionale dhe pro-perëndimore. Një parti e cila edhe në kohëra më represive dhe të dhunshme ka inspiruar Evropën dhe botën për vizionin e saj për liri, paqe dhe barazi. LDK-ja çdo herë ka qenë prijëse e kulturës demokratike, pluralizmit politik dhe lirisë së fjalës. LDK-ja çdo herë ka mbrojtur shoqërinë nga urrejtja, dhuna dhe jo-toleranca.

Kush kishte menduar se 22 vite pasi që Parlamenti Evropian e nderoj Presidentin Rugova me çmimin Sakharov për lirinë e mendimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pasuesi i tij do të cilësonte punën e Parlamentit Evropian si “taktikat e Hitlerit”, “vrasjet e Milosheviqit”, “gënjeshtrat ndërkombëtare”, “pamfletat manipulativ”, etj.

Diskursi i fundi i z. Mustafa është dëshmi e radhës se z. Mustafa çdo ditë e më shumë ndikohet nga një rreth, i cili nuk ndan vlerat tradicionale perëndimore të LDK-së. Veprimi i ditëve të fundit të z. Mustafa do të mbetet njollë mbi LDK edhe pasi që z. Mustafa nuk do jetë më Kryetar i LDK-së. LDK nuk ka merituar këtë.

Fjalimi i Presidentit Rugova në PE: https://www.youtube.com/watch?v=u4elvoCmXCI

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat