Loshi: Haradinaj e Gucati u arrestuan vetëm për këtë gjë, ndryshe Haga s’do të merrej kurrë me ta

Aktuale

Loshi: Haradinaj e Gucati u arrestuan vetëm për këtë gjë, ndryshe Haga s’do të merrej kurrë me ta

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:07
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se zhurma kundër Gjykatës Speciale, pati efekte negative.

Ai ka thënë se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan nga kjo Gjykatë, për shkak të tendencës për të penguar punën e Speciales, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Haga “nuk do të merrej kurrë me ta”, nëse mbi ta nuk do të rëndonte kjo akuzë.

Reagimi i tij në Facebook:

Krejt ajo zhurmë kundër Gjykatës Speciale pa asnjë efekt pozitiv, por veç negativ. Të dyshuarve iu shtua edhe një rrethanë rënduese: tendenca për ta penguar Gjykatën Speciale përmes një “ndërmarrje (fushate) të organizuar politike”, apo si do ta formulojnë këtë rrethanë prokurorët e Hagës.

Pastaj u burgosën për t’u gjykuar edhe aktivistë të OVL-së, si Nasim Haradinaj e Hysni Gucati që ndryshe kurrë Haga nuk do të merrej me ta. Kësaj i thonë sill e bjeri vetes në momentet më të rënda për ty, kur të gjithë të tjerët të sjellin pa fije mëshire.

Krejt kjo ka vetëm një shpjegim: si me u dukë më patriot para popullit. Ama, çmim i lartë, bre!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat