Zbatimi i Pakos së Rimekëmbjes, ministrja Bajrami jep një lajm të rëndësishëm

Aktuale

Zbatimi i Pakos së Rimekëmbjes, ministrja Bajrami jep një lajm të rëndësishëm

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se institucionet shtetërore janë duke punuar vazhdimisht për zbatimin e Ligjit për Rimekëmbje Ekonomike.

Bajrami, pas një takimi që realizoi sot me zyrtarë të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, Komisionit të Prokurimit Publik dhe ATK-së, ka premtuar arritjen e rezultateve pozitive në fuqizimin e ekonomisë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, i cili u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 04.12.2020 sot jemi takuar me -Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, – Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe – ATK-në; Kemi komunikuar poashtu me përfaqësuesit e -Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe -Bankën Qëndrore të Kosovës.”, ka thënë ajo.

“Po punojmë intensivisht me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që përmes zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, të arrihen rezultate pozitive në fuqizimin e ekonomisë dhe përmirësimit të jetës së qytatarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur ministrja.

Ligji për Rimekëmbje Ekonomike u miratua të premten në Kuvendin e Kosovës, me 77 vota për. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat