Këshilltari i Veliut ‘godet’ Bulliqin: Nuk e përmende Rugovën, se të fluturon Albini si anëtarët e PSD-së

Aktuale

Këshilltari i Veliut ‘godet’ Bulliqin: Nuk e përmende Rugovën, se të fluturon Albini si anëtarët e PSD-së

Nga: A.Morina Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:53
Bajram Gecaj

Këshilltari i ministrit Agim Veliut, Bajram Gecaj, gjatë një postimi në facebook ka kritikuar rëndë kryetarin e ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Gecaj ia kujtoi fjalimin e Bulliqit para asamblistëve, kur përmendi emrat të cilat kanë kontribuuar për lirinë e vendit.

"Në fjalën e tij para asamblistëve, Bulliqi përmendi emra meritorë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, por Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte vend në atë listë ... ec e guxo ... e fluturon Albini si (tash) aktivistët e PSD-së!", tha Gecaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Për rugovistët dhe LDK-istët të cilët i mashtroi Shpejtim Bulliqi:

Në fjalën e tij para asamblistëve, Bulliqi përmendi emra meritorë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, por Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte vend në atë listë ... ec e guxo ... e fluturon Albini si (tash) aktivistët e PSD-së!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat