PDK i përgjigjet ashpër akuzave të Haradinajt, ia publikojnë videon ku thërriste: Kadria, Kadria

Aktuale

PDK i përgjigjet ashpër akuzave të Haradinajt, ia publikojnë videon ku thërriste: Kadria, Kadria

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë tha se i sjell në pushtet hajnat e klanit pronto.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Cakolli, ia ka kujtuar momentin e fushatës zgjedhore të vitit 2017, kur PDK-AAK dhe Nisma, kandidonin së bashku, me Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër.

Cakolli, ka shkruar duke thënë se kur PDK e bëri kryeministër, Haradinaj thoshte “Kadria, Kadria”, e tani kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”.

Në fund, Cakolli, thotë se “burrësia se ka kështu”.

Reagimi i plotë nga Bujar Cakolli:

Qe çka të ban pushteti, kur e banëm Kryeministër “Kadria, Kadria, Kadria”, e tash kur e ka marrë vesh që skem votë për ta, i paska ra në mend “pronto”. Burrnia se ka kështu valla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat