Albright: Serbia nuk ka drejtë të vetos, Kosova ka të drejtë të mbrohet

Aktuale

Albright: Serbia nuk ka drejtë të vetos, Kosova ka të drejtë të mbrohet

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
Madeleine Albright

(E plotësuar) -Janusz Bugajski nga Fondacioni Jamestown në Uashington deklaroi se çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve në Ballkanin Perëndimor do të ishte në interes dhe përfitim vetëm të Rusisë.

Ai tha në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, i cili po mbahet sot, dhe është i përkushtuar për të ofruar rekomandime për administratën e re të SHBA mbi politikën e saj ndaj rajonit, se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve do të krijonte një kaos, nga i cili do të përfitojë vetëm Rusia.

Bugajski theksoi se trupat e Aleancës Veri-Atlantike nuk duhet të tërhiqen nga Kosova derisa kjo e fundit të bëhet pjesë e NATO-s, gjë që edhe duhet të ndodhë, transmeton Tanjug.

Gjithashtu, ai shtoi, se duhet të punohet për të larguar Serbinë nga ndikimi rus dhe se kjo do të forconte stabilitetin e rajonit.

Albright: Serbia nuk ka drejtë të vetos, Kosova ka të drejtë të mbrohet

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia më nuk ka drejt të vetos.

Albright duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka thënë se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe ka drejt për ta mbrojtur territorin e saj.

“Kosova duhet të jetë një vend normal pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe t’i respektojnë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin dhe kjo nuk duhet subjekt i vetos nga Beogradi”, tha Albright.

Albright tha se mbeten si krenari e punës së saj përpjekja për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bosnjë para më shumë se dy dekadave.

Ish sekretarja e shtetit amerikan thotë se kjo ndërhyrje bëri që të ndalet gjakderdhja që po shkaktohej nga Serbia.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga intervenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës dhe javën e ardhshme do t’i shënojmë 25 vjet nga marrëveshja e Dejtonit, unë besoj se SHBA’të dhe aleatët bën gjënë e duhur për të ndaluar gjakderdhjen dhe kur më pyesin për të arriturat e mija, unë flas për përpjekjet e mija në Bosnje dhe Kosovë”, tha Albright.

Albright tha se beson shumë se presidenti i ri amerikan, Joe Biden ka një alternativë të re për Ballkanin dhe situatën që po kalojnë vendet.

Engel: Ende ka trupa të shqiptarëve në Serbi, Specialja t’i gjykojë serbët për krimet e luftës

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel, në fjalën e tij të mbajtur në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe udhëzimet e administratës së re të SHBA-së, ka thënë se Kosova është shtetet i pavarur.

“Kosova është vend i pavarur për mbi një dekadë. Kosova i është bashkuar Bankës Botërore dhe FMN-së, dhe njihet nga shumë vende të njohura. Është Serbia që duhet të lëvizë, Kosova është e pavarur kjo nuk zhbëhet”, është shprehur Engel.

“Thërras Serbinë që t’i bashkohet vende të tjera në BE. Më 1999 ndalëm gjenocidin në Evropë dhe kjo është një veprim për të cilin duhet qenë krenar. Më 1999 vriteshin njerëzit. Ende ka trupa të shqiptarëve në Serbi në mesin e tyre edhe tre vëllezër shqiptaro-amerikan. Bashkësia ndërkombëtare ka shtyrë Kosovën që të ngrit Gjykatë Speciale dhe jo Serbinë e cila ka kryer krime me në krye Sllobodan Millosheviqin”, tha Engel.

Engel është shprehur se Gjykata Speciale duhet t’i hetojë edhe krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

“Secili që ka kryer krime duhet të ndiqet dhe të sillet drejtësi. Por çka është drejtësi në rastin e luftës në Kosovë? Serbia është përgjegjëse për shumicën e krimeve që janë kryer në Kosovë. Kosova është shtyrë që të krijojë gjykatë hibride. Edhe nëse Kosova ka kryer krime duhet të mbahet përgjegjëse, por SHBA dhe aleatët tanë nuk duhet ta lejojnë këtë që të jetë gjykatë një etnike. S’ka rëndësi kush i ka kryer krimet, por të gjitha ato duhet të hetohen. Serbia nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat