Igballe Huduti e lidh me Halil Kastratin vrasjen e gruas me shufër në Kamenicë

Aktuale

Igballe Huduti e lidh me Halil Kastratin vrasjen e gruas me shufër në Kamenicë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Igballe Huduti dhe Halil Kastrati

Igballe Huduti nga Instituti kërkimor “Naim Frashëri”, ka folur ndër të tjera edhe për humanitetin dhe ndihmën që e bën Halil Kastrati ndaj familjeve të varfra.

Ajo tha se personave që po ndihmohen po u hyn ndjenja e inferioritetit.

“Sipas psikologjisë kur i hyn ndjenja e inferioritetet atëherë ai e ndjen veten të pavlefshëm dhe unë e kam cek me mirëkuptim dhe me replikën që ma ka bërë z.Kastrati që ta vazhdojnë teknologjinë me i ndihmu të varfërve edhe posë është punë që do duhej të bëhej nga të tjerët e jo nga axhallarët”, ka thënë ajo.

Madje Huduti tha se ka pranuar edhe shumë mesazhe dhe ankesa për Kastratin.

“Dukuria si dukuri, inferioriteti e bën njeriun të pavlerë. Më kanë ardhur gati 60 email për padrejtësitë që u janë bërë për z.hoxhen Halil Kastrati. Më kanë ardh mesazhe shumë diskriminuese. Janë ankuar plot dhe janë tema të gjera”, ka deklaruar ajo.

Ajo përmendi edhe ndërtimin e shtëpisë për burrin që e vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë nga Halil Kastrati.

“Psikologët le ta analizojnë rastin e burrit që e vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë. Me siguri në këtë rast ka ndikuar inferioriteti. Shteti është dashur që t`ia siguroj punën dhe shtëpinë e kish bërë vet ai. Mirëpo ai është i moshës madhore mirëpo jam e sigurt që ka ndikuar ndjenja e inferioritetit në shoqëri dhe kur ka ardhur në shtëpi ka ndikuar. Gruas kur ka ardhur në shtëpi i ka folur goja dhe e ka hanger shufrën në kokë”, ka thënë më tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat