Haradinaj i quajti “hajna të Prontos”, reagon deputetja e PDK-së: Deklaratë jo dinjitoze dhe shumë fyese

Aktuale

Haradinaj i quajti “hajna të Prontos”, reagon deputetja e PDK-së: Deklaratë jo dinjitoze dhe shumë fyese

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
PDK

Lideri i AAK-së, ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të PDK-së që kishin thënë se ai u ka borxh atyre pasi e kanë bërë kryeministër në qeverinë e PAN-it.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Haradinaj.

Këtyre akuzave u është përgjigjur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Bashkëpunimi dhe ndarja në politikë bëhet me vullnet. Nuk besoj se Haradinaj ka bashkëpunuar me ne pa vullnetin e tij. Po ashtu ai ka pasur nën 10% të votave dhe nuk është se na ka nxjerrë nga opozita. Kjo nuk është deklaratë dinjitoze por shumë fyese. Me këtë deklaratë ai ka fyer ish-bashkëluftëtarët, por sidoqoftë le të mbet në ndërgjegjen e tij”, deklaroi Musliu Shoshi.

Deputetja e PDK-së thotë se nëse ata janë Hajna si ka mundësi që Haradinaj të kërkojë votën e tyre për president.

“Ne kemi votë vetëm për ndonjë kandidatë që del nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha ndër të tjera Ariana Musliu-Shoshi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat