Kollçaku: Trajtimi i të infektuarve me COVID, është obligim i shtetit!

Aktuale

Kollçaku: Trajtimi i të infektuarve me COVID, është obligim i shtetit!

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Fatmire Kollçaku

Deputetja nga radhët e VV-së, Fatmire Kollçaku, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se trajtimi, por edhe terapia në kushte të trajtimit shtëpiak për të prekurit me COVID është obligim i shtetit.

Ajo ka thënë se s’ka justifikim për mungesa të reagensve në labortatore publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në mungesë të sigurimit shëndetësor publik, sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese për COVID19, si dhe trajtimi në institucione shëndetësore publike, përfshi terapinë edhe në kushte të trajtimit shtëpiak, është obligim i shtetit, Qeverisë.

PIKË!

Nuk ka justifikim për mungesa të reagensve në laboratore publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer.

A e dini ju KOSTON për këtë?

Apo e bëni qëllimshëm, me orientim të pacientëve në sektorin privat??

Ashtu siç qëndron situata tani, po vuan familja dhe buxheti i varfër familjar.

Familjarët janë të detyruar të kujdesen për të sëmurin, sepse eshtë e pakontestueshme që nuk ka staf të mjaftueshëm, sidomos infermierë, për përkujdesje ndaj tyre.

Kjo është e patolerueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat