Ushtaraku shqiptaro-amerikan “zbulon” premtimin e Grenellit për Thaçin, por në këtë shtet u pre gjithçka

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan “zbulon” premtimin e Grenellit për Thaçin, por në këtë shtet u pre gjithçka

Nga: A.Zh Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Richard Grenell dhe Hashim Thaçi

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka folur thënë se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Richard Grenell, i kishte premtuar ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, se nuk do të arrestohej nga Gjykata Speciale.

Por, ai ka thënë se një tjetër amerikan, ia ndaloi Thaçit shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë dhe sipas tij u ndalua ndarja e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas Maralushës, Kosova duhet të nderojë këtë amerikan që shpëtoi Kosovën nga ndarja, duke mos ia përmendur emrin.

Postimi i Maralushës në Facebook:

Edhe Thaçit i pat premtuar Grenelli se mos ta ndien qoshi për Hagën, por amerikani tjetër ia preu udhën në Austri Thaçit, ishte nisur për në Shtëpinë e Bardhë ... për me iu bashkuar Hotit dhe Hysenit, për ta biseduar me Vuçiqin ndarjen e Kosovës.

Kosova duhet ta nderojë këtë amerikan që e shpëtoi Kosovën nga një ndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat