Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 06:01
Ilustrim

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancë kundër të pandehurit Taulant Salihaj për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Ministria e Infrastrukturës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Kompanisë “Matkos Group” Labinot Vitija,  drejtorin e kompanisë “Eurokos” Ylber Shamolli dhe drejtorin e kompanisë “Hydroline” Muhamer Ibrahimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati IX, salla 914, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C301, ora 12:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston deputeten Mimoza Kusari-Lila dhe ish zëvendës drejtor në AKM, Ilir Salihu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat