Diplomati Murati: Shqiptarët harrojnë priftërinjtë shqiptarë, i nderojnë grekët dhe serbët

Aktuale

Diplomati Murati: Shqiptarët harrojnë priftërinjtë shqiptarë, i nderojnë grekët dhe serbët

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka kritikuar shqiptarët, duke thënë se ata harrojnë të nderojnë si ikona priftërinjtë e lavdishëm shqiptarë.

Ai ka thënë se ata nderojnë shenjëtorët priftërinj serbë dhe grekë, të cilët sipas tij, kishin mision serbizimin dhe greqizimin e mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Këshilla për miqtë:

Çfarë mund të thuash për shqiptarët, që harrojnë të përkujtojnë e të nderojnë si ikona priftërinjtë e lavdishëm shqiptarë, të cilët gjatë historisë dhanë gjakun dhe jetën për gjuhën shqipe, për lirinë e kombit shqiptar dhe për kishën shqiptare, dhe nderojnë e mbajnë sot për shenjtorë priftërinj serbë dhe grekë, të cilët Serbia dhe Greqia i dërguan gjatë shekujve te shqiptarët për t’iu serbizuar dhe greqizuar mendjen dhe shpirtin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat