Ja çfarë po kërkon avokati i Rexhep Selimit nga gjykatësi i Speciales

Aktuale

Ja çfarë po kërkon avokati i Rexhep Selimit nga gjykatësi i Speciales

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:03
Rexhep Selimi

David Young, avokati i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit, e ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Speciale.

Ai ka kërkuar që Selimi të lirohet përkohësisht me apo pa kusht.

Po kështu, Young ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake që të vendos ta mbajë një seancë dëgjimore për këtë çështje më 16 dhjetor.

Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar që të reduktohet afati kohor i marrjes së përgjigjes në lidhje me aplikimin, nga 10 në katër ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat