VV-ja dorëzon të enjten kallëzim penal për “abuzim me oksigjen në spitale”

Aktuale

VV-ja dorëzon të enjten kallëzim penal për “abuzim me oksigjen në spitale”

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:19
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Vetëvendosja, dorëzimi do të bëhet në orën 11:00, e pastaj është paralajmëruar edhe prononcim për media.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të martën në raportim në Komisionin për Shëndetësi ka pranuar se kanë pasur problem me furnizim me oksigjen, porse sipas tij, ky problem tashmë është tejkaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat