Deputeti i LSI: S’është koha për lojëra politike në Tiranë dhe Prishtinë, të mendojmë për kombin shqiptar

Aktuale

Deputeti i LSI: S’është koha për lojëra politike në Tiranë dhe Prishtinë, të mendojmë për kombin shqiptar

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Ralf Gjoni

Ralf Gjoni, deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga radhët e LSI-së, është shprehur se Shqipëria është e vonuar që ende nuk e ka miratuar një rezolutë me të cilën do të shpalljes si gjenocid ajo që Serbia ka bërë në Kosovë në luftën e fundit.

“Kuvendi flet me akte ligjore. Kemi nevojë që të miratojmë një rezolutë. Jemi të gatshëm që ta miratojmë një rezolutë ku të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Fakti që ka rezistencë më bën të dyshoj se Serbia është e ulur këmbëkryq në Tiranë”, është shprehur Gjoni.

Ai ka thënë se Partia Socialiste e Edi Ramës është duke refuzuar që ta bëjë këtë.

“Nuk është momenti të merremi me lojëra politike si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Duhet të mendojmë për kombin shqiptar”.

“Ka individë që u shërbejnë agjendave ruse në Tiranë. Mazhoranca socialiste po refuzon që ta shpallë si gjenocid aktivitetin serb gjatë luftës. Edhe partitë që kanë qenë më parë në pushtet nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë. Ky është indikacion i një elementi anti shqiptar, pro serb dhe pro rus”.

“Nuk kemi nevojë ta hapim “Kutinë e Pandorës” për një aktivitet fisnik siç ka qenë lufta e drejtë e UÇK-së. Unë injoroj edhe Gjykatën Speciale që më duket anti shqiptare. Disa elemente pro ruse dhe serbe janë duke aktivizuar një agjendë anti shqiptare në këto momente”.

“Lufta e  UÇK-se po portretizohet si luftë që shkaktoi viktima serbe. Sot sytë duhet t’i kemi te ajo që ka ndodhur që është gjenocid nga Serbia. Kjo duhet të dënuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi jo vetëm të vonuar por po marrim pjesë në një akt antikombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat