Limaj për kasafortën: Leni këto pallavra, shifrën e ka vetëm presidenti

Aktuale

Limaj për kasafortën: Leni këto pallavra, shifrën e ka vetëm presidenti

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:11
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pretendimi i zyrës së U.d. të presidentit që dikush nga AKI ka pasur qasje dhe ka hapur kasafortën me dokumente zyrtare është qesharak.

Ai thotë se vetëm presidenti i vendit e ka shifrën për hapjen e kasafortës.

“Leni këto pallavra. Shifrën e kasafortës e ka vetëm presidenti. Shifrën e ka vetëm presidenti. Nuk mund të bëhet pa procesverbal. Duhet një procedurë”, tha ai.

Ai tutje pati kritika ndaj vendimit të sotëm të kryeministrit për shkarkimin e drejtorit të AKI’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat