Me një orë me vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci në vazhdimësi ka bërë thirrje që deputetët të shkojnë në sallë.
Për këtë arsye edhe fillimin e seancës e ka nisur me kritika.
“Ka më shumë se një orë që jemi duke ju pritur dhe radhëve tjera nëse s’keni interesim me mbajtë seancë tregoni, nuk ju presim në kohë kaq të gjatë, nuk ju presim. Ish dashtë me tregu përgjegjësi së paku shefat e grupeve parlamentare. Shumica e ka përgjegjësinë me i pas 61 deputetë së paku në sallë”, ka thënë Nagavci.