​Osmani: Të punojmë që flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë të valëviten krah njëra tjetrës

Aktuale

​Osmani: Të punojmë që flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë të valëviten krah njëra tjetrës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Vjosa Osmani dhe Lulzim Basha

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e ka nisur ditën e tretë të vizitës në Shqipëri me takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit Basha tha se në këtë takim kanë shkëmbyer mendime për gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, e ku nënvizoi mbështetjen e PD-së për institucionet e Kosovës.

Basha ka theksuar se raportet ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës do të pësojë ndryshim pas 25 prillit dhe se vendimi i parë prej kryeministrit thotë se do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Madje ai në konferencën e përbashkët me Osmanin foli edhe për rezolutën për të dënuar gjenocidin serbë në Kosovë. Për të cilët rezolutë edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani tha se kjo është një këresë legjitime që Kosova i ka bërë Shqipërisë që të jetë shteti i dytë që dënon gjenocidin serbë ën Kosovë.

Basha: Pas 25 prillit do të ketë ndryshim rrënjësor të qasjes së Tiranës dhe Prishtinës

“Pas 25 prillit do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësor të qasje së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës[...]Jam krenar që personalisht dhe si pjesë e PD kemi bërë gjithçka për pavarësinë e Kosovës dhje njohjen e saj ndërkombëtare dhe jam jashtëzakonisht i brengosur nga fakti që në një kohë të vështirë të Kosovës, Prishtina zyrtare dhe institucionet e saj nuk e ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria. Kjo do të ndryshoj dhe në këtë kuadër zotohem që Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjesht dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serbë në Kosovë por edhe një kuadër të veçantë që do të obligojë të gjitha institucionet e Shqipërisë të jenë edhe njëherë në mbështetje totale të institucioneve të Republikës së Kosovës sic ka qenë rastit deri para pak vitesh”, tha Basha.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që nuk do të lejojnë që hsitoria të rishkruhet nga agresori.

Basha: Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët

“Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresoret, ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u flijuan më të mirët e kombit tonë për të cilat e patën mbështetjen e e aleatëve strategjik të nëpërkëmbën nga ata të cilët vazhdojnë të venerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetës e gjak gjatë luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë e në veçanti gjenocidin e viteve 98/99. Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por pa diskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjellët e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik he integrimit evropian të gjithë shoqërive tona. Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit si dhe negocimi me Qeverinë e Kosovës për mos vendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova”, deklaroi Basha.

Presidentja në deytrë, Vjosa Osmani ka falënderuar për mirëpritje kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Ajo theksoi se duhet të punohet bashkërisht që dy flamuj të valëviten krah njëra tjetrës.

Osmani: Të punojmë bashkërisht që dy flamuj të valëviten krah njëra tjetrës

“Është detyrë e imja parësore që të flas me zërin që ma kanë dhënë qytetarët e Kosovës që të paraqes kërkesat e tyre legjitime dhe që të kërkojë atë që ata e kërkojnë natyrshëm, pra bashkëpunimin e sinqertë siç e kam thënë si është mes dy motrash ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë[...]të punojmë bashkërisht që flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë të valëviten krah njëra tjetrës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, jo pse kjo është çështje teknike por është çështje fondamentale për fuqizimin e shtetësisë të Republikës së Kosovës. Kemi dy flamuj jemi dy shteteve sovrane dhe të pavarura por jemi një shpirt i pamposhtur dhe si të tillë do të duhet të vepronim ndërmjet nesh por edh para syve të popullit”, tha Osmani.

Osmani edhe njëherë ka folur për kërkesën ndaj Shqipërisë që ndërmjet një rezolute të dënoj gjenocidin serbë në Kosovë.

Osmani: Kërkesa jonë për rezolutën që dënon gjenocidin serbë në Kosovë është legjitime

“Besoj që kërkesa jonë si republikë e Kosovës që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënoj gjenocidin serbë në Kosovë nëpërmjet një rezolute është kërkesë plotësisht legjitime, kërkesë që nuk do të duhet të haste në vonesa e as në pikëpyetje”, theksoi Osmani.

Ndërkohë që pas këtij takimi Osmani ka qenë te Bashkia e Tiranës ku është takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Osmani u nderua me çmimin “Çelësi i Tiranës" nga Veliaj.

Pas këtij takimi, Osmani do të pritet edhe nga ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat