Albin Kurti flet për takimin me Shpejtim Bullliqin, ja çfarë i premtoi

Aktuale

Albin Kurti flet për takimin me Shpejtim Bullliqin, ja çfarë i premtoi

Nga: N. H Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Bullliqi dhe Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se ka uruar kryetarin e ri të komunës, Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re.

Kurti thotë se Bulliqi dhe të tjerët kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm.

Mes tjerave, Kurti ka treguar se Bulliqit i ka premtuar gatishmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndihmë e përkrahje në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme.

Ja shkrimi i tij:

Në zyren e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re.

Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm.

Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat