Miftaraj “godet” klasën poltike - “Dilni prej mentalitetit që me viktima të luftës me fitu vota”

Aktuale

Miftaraj “godet” klasën poltike - “Dilni prej mentalitetit që me viktima të luftës me fitu vota”

Nga: A.Morina Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:05
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë, ka komentuar mbrojtjen  viktimave të luftës përmes rezolutave qe 21 vite.

Miftaraj 'goditi' udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë duke thënë se qe 21 vite na kanë lodhur me politika ditore

"Qe 21 vite na keni lodh me politika ditore. Dilni prej mentalitetit që me viktima të luftës me fitu vota, është marre dhe viktimizim për herë të dytë i viktimave të krimeve të luftës dhe familjarëve të tyre", shkroi Miftaraj në facebook, përcejll "Bota sot".

Postimi i plotë

Kosova dhe Shqipëria po mundohen me i mbrojtë viktimat e luftës me rezoluta 21 vite pas.

Mjerim shkuar mjerimi.

Kuvendi i Kosovës, liderë institucional dhe politik ndalne vajtimin dhe popullizmin. Miratone buxhetin për vitin 2021, ndani buxhet për Polici, Prokurori dhe Gjykata për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Qe 21 vite na keni lodh me politika ditore. Dilni prej mentalitetit që me viktima të luftës me fitu vota, është marre dhe viktimizim për herë të dytë i viktimave të krimeve të luftës dhe familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat