Quni i del në mbrojtje Selmanajt, tregon se si Dritoni i shëroj plagët e ushtarëve të plagosur të UÇK-së

Aktuale

Quni i del në mbrojtje Selmanajt, tregon se si Dritoni i shëroj plagët e ushtarëve të plagosur të UÇK-së

Nga: A.Morina Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Anton Quni dhe Driton Selmanaj

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i ka dalur në mbrojtje zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, pas akuzave të Vetëvendosjes ndaj tij.

Quni kërkoi që të mësojnë njëherë para se të paragjykojnë Dritonin. Ministri i Mbrojtjes përmendi edhe kohën kur Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur.

"Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së", shkroi Quni në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Dy nga shumë fakte për Driton Selmanaj:

- Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA "AFËRDITA".

Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur.

- Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së.

Mësoni para se të gjykoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat