Ky është polici që mbeti i plagosur sot nga hajnat që tentuan të vjedhin BKT-në

Aktuale

Ky është polici që mbeti i plagosur sot nga hajnat që tentuan të vjedhin BKT-në

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në orët e para të mëngjesit filiali i BKT-së në Veternik u sulmua nga hajnat. 

Gjatë tentim grabitjes, një polici mbeti i plagosur. Media ka arritur të mësoj që i polici i plagosur është R.Mulaj.

Po ashtu media, ka siguruar pamje të veturës së policisë, ku shihen vrimat kanë shkaktuar plumbat e armës së hajdutëve.

Përveç grabitësve, armët janë përdorur edhe nga zyrtarët policorë në vetëmbrojtje, por nuk raportohet për të lënduar tjerë.

Policia, me te gjitha njësitet përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur informacione ku ka konfiskuar edhe gjurmët e lëna në vend.

Deri pasditen e së premtes, nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve, ndërkohë që hetimet po kryhen nga hetuesit rajonalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat