Tasholli: Vjosa Osmani ka mbetur pa profil politik, atë e ka në Hagë

Aktuale

Tasholli: Vjosa Osmani ka mbetur pa profil politik, atë e ka në Hagë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:53
Vjosa Osmani

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka folur lidhur me profilin politik të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, për të cilën tha se tërë karrierën politike e ka ndërtuar duke e akuzuar ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Tasholli, këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘DPT te Fidani’.

“Vjosa Osmani ka mbetur pa profil politik, në tërë karrierën politike e ka ndërtuar në konfrontim me z. Thaçi, aty i ka mbushur bateriat politike”, ka deklaruar ai.

Tutje, Tasholli ka thënë se Kosova është në një situatë tejet fragjile politike.

“Një situatë shumë komplekse nuk na lejon që të bëjmë kalkulime politike. Situata jonë politike është në një ndër situatat më të rënda që nga paslufta”, ka shtuar tutje ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat