Pritje deri në dy orë: Në këtë pikë kufitare ka më shumë njerëz sot që po hyjnë në Kosovë

Aktuale

Pritje deri në dy orë: Në këtë pikë kufitare ka më shumë njerëz sot që po hyjnë në Kosovë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Ilustrim

Nga 90 minuta deri në 120, janë pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Edhe pse këtë vit bota dhe vendi ynë po përballet me pandeminë COVID-19, kjo nuk i ka ndaluar një pjesë të tyre që të vijnë nga vendet perëndimore dhe të kalojnë pushimet në Kosovë.

Pikat kufitare më të frekuentuara nga bashkatdhetarët për të hyrë në Kosovë janë, Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Në pikë kufitare të parë, pra tek Dheu i Bardhë pritjet janë të gjata. Atje mërgimtarët për të hyrë në Kosovë duhet të presin deri në 2 orë apo nga 90 deri 120 minuta. Kolona është e gjatë afër 2 kilometra.

Tek pika kufitare e Merdares gjendja është e qetë pritjet janë nga 10 deri 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet për hyrje e dalje janë vetëm 5 minuta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat