Vjedhjet dhe grabitjet e armatosura, Haradinaj ka një apel për institucionet e sigurisë

Aktuale

Vjedhjet dhe grabitjet e armatosura, Haradinaj ka një apel për institucionet e sigurisë

Nga: G.B Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vjedhjet dhe grabitjet e fundit në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato janë alarm për institucionet e sigurisë dhe se askush nuk mund ta rrezikojë situatën e sigurisë në Kosovë, përcjell Bota sot.

Haradinaj u ka bërë apel institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

Postimi i tij i plotë:

Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend. Rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.

I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë.

RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat