Memli Krasniqi tregon se a ka ambicie të bëhet kryetar i PDK-së

Aktuale

Memli Krasniqi tregon se a ka ambicie të bëhet kryetar i PDK-së

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:40
Memli Krasniqi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se drejtimi i kësaj partie ka kaluar në duar të Enver Hoxhajt si ushtrues detyre, pasi kryetarit të saj iu konfirmuar aktakuzat nga Dhomat e Specializuara.

Në “Tetë a Tetë”, Krasniqi ka folur edhe për mundësinë që ai të jetë kryetar i PDK-së.

“Nuk kam ambicie edhe s’ka të bëhem. Nuk ka pengesë edhe s’ekziston, por që s’kam ambicie”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se të dyja opsionet, si zgjedhjet, ashtu edhe vazhdimi i kësaj qeverie, sipas tij, s’janë të mira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat