Reagim nga shoqatat e dalura nga lufta: Bekim Jashari në vazhdimësi na përkrah

Aktuale

Reagim nga shoqatat e dalura nga lufta: Bekim Jashari në vazhdimësi na përkrah

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kanë dalë me një reagim për deklaratat e Bekim Jasharit, kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe Sami Lushtakut, ish-kryetarit të këtij qyteti.

Në këtë reagim thuhet se e konsiderojnë së ky debat, në kohën dhe situatën që ndodhet Kosova është i dëmshëm dhe nuk i duhet askujt, e aq më pak veteranëve, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve.

Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së deklarojnë se e vlerësojmë lartë kontributin e Familjes Jashari, si dhe të pasardhësit të tyre, kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, i cili në vazhdimësi thonë se i ka përkrahur dhe vazhdon t’i përkrah shoqatat e dalura nga lufta.

“Kryetari Bekim Jashari ishte i vetmi personalitet politik, i cili na vizitoi dhe iu bashkëngjit protestës sonë në ditën kur u arrestuan udhëheqësit e OVL të UÇK-së, si dhe qëndroi krah protestuesve për ndalimin e kriminelit Aleksandër Vuçiq në Skenderaj, në vitin 2018, por edhe në protesta tjera që mbaheshin kundër padrejtësive që po i bëheshin pjesëtarëve të UÇ-së dhe popullit shqiptarë në përgjithësi. Familja Jashari dhe pasardhësit e tyre, dinë, donë dhe janë gjithmonë të gatshëm ta mbrojnë kauzën kombëtare, ashtu siç ishin në luftë ashtu veprojnë edhe në paqe, gjithmonë në mbrojtje të luftës së lavdishme çlirimtare”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat