Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

11 mijë e 81 raste vazhdojnë të jenë aktive me Coronavirus në Kosovë.

Ndonëse numri i rasteve aktive me këtë virus çdo ditë po shënon ulje, numri i të vdekurve ka shkuar në një mijë e 256.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se 48 mijë e 905 persona të infektuar janë regjistruar në vend që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 36 mijë e 568 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat