​Haziri: Kosova është në krizë politike, jo LDK-ja

Aktuale

​Haziri: Kosova është në krizë politike, jo LDK-ja

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:34
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar se kjo parti nuk është në krizë politike, por është Kosova si vend ajo që sipas tij është në krizë politike për shkak ‘të ngërçit’ rreth presidentit.

Ai në emisionin në  T7 ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese do të shprehet pro rrëzimit të Qeverisë Hoti, për shkak të votës së kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje të deputetit Ethem Arifit, atëherë kjo parti është e gatshme për zgjedhje.

“Prej gushtit e kemi parë se ka mungesë të vullnetit të zgjedhjes së presidentit. Kosova është në krizë politike dhe nuk është LDK-ja. Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe e kemi menduar si opsion. Asnjë krizë brenda strukturave të partisë nuk e kemi”, është shprehur Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat