Peci: Posti i Vjosa Osmanit nuk preket – data e zgjedhjeve caktohet kur të konsultohen të gjitha partitë

Aktuale

Peci: Posti i Vjosa Osmanit nuk preket – data e zgjedhjeve caktohet kur të konsultohen të gjitha partitë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:33
Faton Peci dhe Vjosa Osmani

Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë Hoti nuk e prek postin e ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Jo, nuk preket për shkak se vendi nuk duhet të ketë boshllëk institucional. Pavarësisht se ne po shkojmë drejt zgjedhjeve, ushtruesja e detyrës së presidentit ka afatet kushtetuese. Deri në maj do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes edhe njëkohësisht do të jetë edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës si ushtruese e detyrës deri në konstituimin e Kuvendit të ri që del nga vota e qytetarëve”.

Ai tha, në një lidhje direkte tha se Osmani do të ushtrojë funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Që të dy këto funksione, funksioni i ushtruesit të detyrës së presidentit është ex-officio, për shkak se është kryetare e Kuvendit. Derisa të kemi certifikim te rezultateve, unë besoj që do të kemi ezaurim të afateve kushtetuese për ushtrimin e funksionit të postit të presidentit”.

Peci theksoi se data e zgjedhjeve caktohet kur ushtruesja e detyrës së presidentes të konsultohet me të gjitha partitë politike.

“Unë besoj që vendimi i ushtrueses së detyrës së presidentes do të bëhet në momentin kur të dëgjohen të gjitha palët. Presidentja do të dëgjojë të gjitha partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe me vendime racionale do të caktohet data për zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat