Berisha: E respektojmë vendimin e Kushtetueses, por jo domosdoshmërisht pajtohemi me të

Aktuale

Berisha: E respektojmë vendimin e Kushtetueses, por jo domosdoshmërisht pajtohemi me të

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 01:46
Besnik Berisha

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e shpalli të pavlefshme ka folur përfaqësuesi i Qeverisë për këtë rast, avokati Besnik Berisha.

“Unë kam parashtruar në vazhdimësi se mandati i Arifit nuk është humbur në këtë legjislaturë. Pengesa për t’u kandiduar ishte si pasojë e një vendimi të Gjykatës Supreme.

Jo domosdoshmërisht pajtohemi me vendosjen finale. Kuvendi është konstituuar, ndërsa Arifi nuk paska plotësuar kushtet për t’u kandiduar si deputet. Ata që janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë, nuk mund të kandidojnë për deputet“, tha Berisha.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar U.D. Presidentin, Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat