Pamje/ Momenti kur gazetari që ofendoi diasporën rrihet në mes të rrugës

Aktuale

Pamje/ Momenti kur gazetari që ofendoi diasporën rrihet në mes të rrugës

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:12
Pamje nga momenti i rrahjes

(E plotësuar 12:26) - Është sulmuar fizikisht gazetari dhe analisti nga Kosova, Valon Syla.

Në një prononcim Syla tha se është sulmuar fizikisht nga disa persona të cilin ishin bashkë dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’ për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Syla.

I njëjti tha se nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor, por që është goditur.

Ndryshe Syla ishte cak i reagimeve të shumta pas deklaratës së tij lidhur me diasporën.

“I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim”, ishte deklarata e Sylës, për lajmi.net.

***

Gazetari nga Kosova Valon Syla, është rrahur para pak minutash në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Syla ditë më parë ka kritikuar diasporën për ardhjen e tyre në vend.

Pas kritikimit të diasporës reagimet kanë qenë të mëdha duke mos e parë të arsyeshme fjalët e Sylës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat