Osmani nesër do të takohet me koalicionin Nisma-AKR dhe minoritetet lidhur me datën e zgjedhjeve

Aktuale

Osmani nesër do të takohet me koalicionin Nisma-AKR dhe minoritetet lidhur me datën e zgjedhjeve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Vjosa Osmani

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani do të vazhdojë edhe nesër takimet konsultative me subjektet politike lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe datën e zgjedhjeve të reja.

Osmani sot është takuar me përfaqësuesit e LVV-së, LDK-së, PDK-së dhe AAK-së

Gjatë ditës së nesërme, Osmani do të takohet edhe me përfaqësuesit e koalicionit Nisma-AKR, ata të grupit 6+ dhe pastaj në fund ciklin e takimeve do ta mbyllë me Listën Serbe.

Ky është njoftimi i plotë i Presidencës: 

U.d. Presidentja Osmani zhvilloi konsultime me katër subjekte politike, me partitë e tjera takimet vijojnë të mërkurën

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka mbajtur takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër u.d. Presidentja Osmani do t`i vijojë të mërkurën takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

Në orën 11:00, u.d. Presidentja do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+, ndërkaq në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat