Vetëvendosja e ka zgjidhjen: Ja si do të veprojnë ata nëse Albin Kurtit nuk i lejohet të kandidojë për kryeministër

Aktuale

Vetëvendosja e ka zgjidhjen: Ja si do të veprojnë ata nëse Albin Kurtit nuk i lejohet të kandidojë për kryeministër

Nga: D.RR Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Albin Kurti

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifit, me ç’rast ka dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, kur ato priten të mbahen në fund të muajit janar, shkruan Bota sot.

Por me rastin e aktvendimit të Kushtetueses, kjo e fundit ka bërë konfuz opinionin publik, pasi disa jurist kanë thënë se Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë për deputetë e kryeministër, për shkak që ishte i dënuar në vitin 2018.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm.Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”, ka shkruar Miftaraj.

Mirëpo burime të gazetës Bota sot brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë treguar “skenarin” nëse Kurtit nuk do i lejohet të kandidojë për kryeministër.

Ata i kanë thënë gazetës se numër një në listën e VV-së do të jetë Glauk Konjufca, ndërsa Albin Kurti publikisht do të proklamohet si kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve.

Kushtetua e Kosovës e lejon nominimin për kryeministër të Kosovës edhe nëse ai apo ajo nuk është në listë të votimeve.

Kësisoj, të njëjtat burime kanë thënë për Bota sot se Kurti  vazhdimisht do të dal në fushatë dhe do t’i tregojë popullit që ai do të jetë kryeministër i ardhshëm, edhe pse nuk është në listën e kandidatëve.

Por, nga LVV-ja kanë theksuar se ata janë të bindur që Kurtit do t’i lejohet të kandidojë dhe do të jetë në listë për deputetë, e në qoftë se nuk ndodh kjo, ata e kanë zgjidhjen, të cilën nuk e shohin problem fare./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat