“Ramush, Ramush, je manipulator i madh”, vjen ‘goditja’ kundër Haradinajt: Ngrite kullat në Glloxhan për t’i bërë paralelizëm familjes Jashari

Aktuale

“Ramush, Ramush, je manipulator i madh”, vjen ‘goditja’ kundër Haradinajt: Ngrite kullat në Glloxhan për t’i bërë paralelizëm familjes Jashari

Nga: N.Sh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Ramush Haradinaj

Një “goditje” e fuqishme në drejtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt ka ardhë nga ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi.

Loshi, i cili ishte dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviç, ka kritikuar Haradinajn se ka ngritur paralelizëm me familjen Jashari.

E kjo ngritje sipas tij, është bërë me ngritjen e kullave në Glloxhan për të kthyer historinë nga vetja.

Loshi këto deklarata i bëri në Facebook, pasi Haradinaj është ngritur në këmbë kur u përmend familja Jashari nga Prekazi.

Sipas Loshit, Haradinaj është manipulator i madh.

Lexojeni reagimin e Loshit:

E pashë Ramush Haradinajn duke u ngritur në këmbë kur u përmend familja Jashari. Gjest shumë i mirë dhe fisnikërues. Live para analistëve, para kamerave, para popullit.

Por, Ramushi këtë gjest nuk e kishte bërë asnjëherë më parë. Ai ngriti kullat në Glloxhan për ta kthyer aq sa mundej historinë kah vetja dhe pse jo, për t’i bërë paralelizëm pikërisht familjes Jashari.

Ramush, Ramush. Je manipulator i madh. Megjithatë, respekt kontributit tënd dhe të familjes Haradinaj për çlirimin e Kosovës. Po ta them i ngritur në këmbë!

Disrespekt për manipulimet që i ke bërë njëzet e një vite vazhdimisht! Këtë po ta them pasi u ula! Ramush, në epokën e Kosovës së lirë nuk je as hija e heroit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat