Analisti nga Amerika bën këtë parashikim për PDK-në, do çuditni se cili mund të jetë rezultati për këtë parti

Aktuale

Analisti nga Amerika bën këtë parashikim për PDK-në, do çuditni se cili mund të jetë rezultati për këtë parti

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Enver Hoxhaj

Analisti politik që jeton në Amerikë, Bleron Baraliu, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, që kandidat për kryeministër të jetë Enver Hoxhaj.

Në analizën e bërë nga Baraliu, thuhet se PDK-ja do të bie në 16-18% me Hoxhajn.

 “Duhet cekur se PDK e ka të vështirë të korrigjoj këtë gabim, siç do ta ketë të vështirë të mbërrij 20% - por shohim çka mësojmë në ditët në vijim...”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Fillimi i dobët i PDK-së

Kaq është vet-përmbysës vendimi i PDK që të nxjerr Hoxhajn, në vend të Hamzës apo Çitakut, në krye të listës, sa që dëmi probabil është më i lartë se sa do mund ta llogaritja nga modelet e mia pa bërë matje të reja... Empirikisht do të konstatoja se PDK bie nga 21% si pikënisje (me Hamzan apo Limajn) në 16-18% (me Hoxhaj). 

Por, deri sa do të mësoj më shumë nga reagimet/dispnomin reagues, mund të marrim si bazë paraprake rezultatet e matësit të sapolansuar, metriku.com - i cili, edhe pse fort i njëanshëm, na tregon për matjen e disponimit /rejtingut ndaj personaliteteve në PDK.  Çitakun nuk e paskan shtuar në listë, por mjafton të shohim se edhe Uran Isamili mbetet para Hoxhajt - e mos të flasim për Hamzan që ka një rejting pabesueshëm lart në varësi me audiencën votuese.

p.s. Nuk kam asnjë opinion specifik (negativ) mbi Hoxhaj, përkundrazi mendoj se paraqet një klasë të emancipuar dhe ndryshe nga 'PDK e se kaluarës', por po flas matematike të thjeshtë.

Duhet cekur se PDK e ka të vështirë të korrigjoj këtë gabim, siç do ta ketë të vështirë të mbërrij 20% - por shohim çka mësojmë në ditët në vijim...

Image
Foto e publikuar ne Facebook
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat