Veliu: Vjosa Osmani s’ka të drejtë ta dërgojë flamurin e Rugovës te ata që e kanë djegur

Aktuale

Veliu: Vjosa Osmani s’ka të drejtë ta dërgojë flamurin e Rugovës te ata që e kanë djegur

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:27
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, ka hedhur akuza ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me ngjarjet e fundit politike, ku së shpejti pritet që vendi të shkojë në zgjedhje.

Veliu ka thënë se Osmani nuk ka guxim të garojë e vetme.

“Ajo nuk ka guxim të garojë e vetme, ka kohë që ajo iu ka dorëzuar Albin Kurtit edhe tani duhet të vazhdojë të kryejë detyrat!”, tha Veliu.

Sipas tij, Vjosa Osmani nuk mund ta kalojë as pragun në zgjedhjet që pritet të mbahen. Ndërkohë, për partinë e Albin Kurtit, thotë se nuk do t’i fitojë as 40%.

“Osmani nuk mund ta kalojë as pragun, ndërsa jam i bindur se VV nuk do t’i fitojë as 40%”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, në pyetjen se a do të dobësohet LDK-ja në zgjedhjet e reja pas largimit të Osmanit dhe mundësisë së saj për një bashkëpunim me Albin Kurtin, Veliu u përgjigj se votuesit e partisë ku bën pjesë ai, nuk e votojnë VV-në.

“Jo sepse votuesit e LDK-së nuk e çojnë votën në VV pavarësisht asaj që kjo po mundohet të mbështillet me flamurin e Rugovës, por, nuk ka të drejtë ajo ta dërgojë flamurin e Rugovës te ata që e kanë djegë”, përfundoi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat