Asambleisti i LDK-së në Ferizaj ka këto fjalë për kolegët që e braktisën LDK-në dhe iu bashkuan Vjosa Osmanit

Aktuale

Asambleisti i LDK-së në Ferizaj ka këto fjalë për kolegët që e braktisën LDK-në dhe iu bashkuan Vjosa Osmanit

Nga: D.RR Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:12
Zyrtarisht pesë asamblistë të LDK-së nga Komunën e Ferizajt iu janë bashkuar Vjosa Osmanit

Zyrtarisht pesë asamblistë të LDK-së nga Komunën e Ferizajt iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare, shkruan "Bota sot".

Lajmin ka konfirmuar Muharrem Sfarqa, kryetar i Lidhjes Demokratike në këtë komunë dhe njëri nga asamblistët e larguar që ka treguar edhe arsyet pse kanë marrë këtë vendim.

E lidhur me këtë veprim, ka reaguar asambleisti i LDK-së, poashtu në Ferizaj, Gëzim Kokllari, i cili ka vendosur që t’i qëndrojë besnik LDK-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kolegët që shkuan te Vjosa Osmani, nuk ia patën borxh LDK-së një veprim të tillë.

Kokallari është distancuar plotësisht nga ky veprim i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat