Vrasja në Prizren: Djali dyshohet se vrau babain pas një sherri në familje

Aktuale

Vrasja në Prizren: Djali dyshohet se vrau babain pas një sherri në familje

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në pikë të ditës dhe në rrugë, 30 vjeçari M.H. nga Prizreni sulmoi me thikë prindin e tij 50 vjeçar.

Prizreni u trondit sërish nga një krim i rëndë.

Këtu në rrugën “Nazim Kokollari” në lagjen Dardania në Prizren, mbeti i vdekur një person.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes, por tashmë ishte vonë për 50 vjecarin që mbet i vdekur pas therjes me thikë.

Dyshohet se krimin e kreu 30 vjeçari me inicialet M.H, djali i viktimës.

Trupi i pajete mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetoj plagëve.

Krejt kjo ngjarje u pa nga një dëshmitar okular, derisa 30 vjeçari është arrestuar nga Policia.

Kabashi tregoi se anëtarët tjerë të familjes nuk janë sulmuar, derisa deri te kjo erdhi si pasojë e një sherri në familje.

Fiks 10 ditë më parë, në Prizren ndodhi edhe një ngjarje tragjike ku një zyrtar policorë vrau vajzën e tij e më pas edhe vetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat