Ish deputeti tregon 10 kushtet që duhet të plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër

Aktuale

Ish deputeti tregon 10 kushtet që duhet të plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:50
LDK

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka treguar se me çfarë kandidati duhet të garojë partia e tij për kryeministër.

Grainca, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar 10 kushtet që duhet t’i plotësojë kandidati i LDK-së për kryeministër.

Postimi i plotë i ish deputetit të LDK-së:

“KANDIDATI I LDK-së PËR KRYEMINISTËR

Duhet që:

1. Të jetë rugovist me bindje dhe unifikues.
2. Të ketë nivel intelektual, moral e kombëtar.


3. Të vij nga shkolla politike e LDK-së, e jo nga ata që janë katapultuar në kryesi të LDK-së.
4. Të mos jetë nga klubi i disa zyrtarëve e qeveritarëve “përfitues e të dyshuar” për korrupsion brenda LDK-së dhe në institucione.
5. Të mos jetë në shërbim të klaneve dhe të partive tjera sikur kanë vepruar disa zyrtarë të lartë të LDK-së.
6. Të mos jetë i ricikluar si një humbës i zgjedhjeve nacionale e lokale në të kaluarën.
7. Të mos ketë qenë pjesë e klaneve, e grupeve parpolitike që e përqan LDK-në.
8. Dikush që e respekton strukturën, aktivistat dhe vendimet e LDK-së.
9. Të njoh dhe respektoj votën qytetare.
10. Ta njoh e të besoj në shtetin e Kosovës”, ka shkruar Grainca.

Ndryshe, Kryesia e LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë afat prej 40 ditë ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat