Komisioni Evropian ndan 70 milionë euro për blerjen e vaksinës anti-Covid për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Komisioni Evropian ndan 70 milionë euro për blerjen e vaksinës anti-Covid për Ballkanin Perëndimor

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
Komisioni Evropian

Sot, Komisioni Evropian miratoi një paketë prej 70 milionë euro nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) për të ndihmuar në financimin e qasjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat kundër COVID-19 të prokuruara nga Shtetet Anëtare të BE-së.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi  tha se vaksinimi i shpejt është vendimtar për Ballkanin Perëndimor.

“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar se e trajton Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për ta mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të cenueshme në rajon në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në mbarimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme për vaksinim. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor që ta blejë një numër të vaksinave nga Marrëveshjet e Avancuara të Blerjes të BE me gjashtë prodhues, ashtu që Shtetet Anëtare të BE e ndajnë një pjesë të dozave të tyre të para-alokuara.

Ndërsa BE vazhdon ta përkrahë iniciativën COVAX, që është instrumenti botëror për të siguruar qasje të drejtë dhe universale në vaksinat COVID-19, dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar atë, dorëzimi i vaksinave nën atë skemë pritet të fillojë më vonë sesa fushatat e vaksinimit në BE. Qasja në një numër të dozave nga marrëveshjet e blerjes së BE do të mundësojnë që rajoni të fillojë vaksinimin paralelisht me Shtetet Anëtare të BE-së.

Komisioni dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve po e ndihmojnë rajonin edhe në finalizimin e strategjive të vaksinimit në përputhje me rekomandimet e Komisionit për ta siguruar përgatitjen e duhur të fushatave dhe administrimin e vazhdueshëm të vaksinave. BE po financon edhe një projekt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në menaxhimin e logjistikës dhe shpërndarjen e vaksinave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat