Mimoza Kusari flet për foton që po qarkullon: Në karrierën time politike gjithmonë kam pasur poste publike

Aktuale

Mimoza Kusari flet për foton që po qarkullon: Në karrierën time politike gjithmonë kam pasur poste publike

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:33
Mimoza Kusar i

Deputetja Mimoza Kusari ka folur për një foto e cila po qarkullon në rrjet që tregon atë me të gjithë liderët partive që ka qenë në koalicion.

Ajo ka thënë se gjatë gjithë karrierës së saj ka pasur poste publike dhe në demokraci ka të drejtë të ndërroj partitë.

“Nuk mund të mbajë një rol nënshtrues ndaj askujt. Në karrierën time politike gjithmonë kam pasur poste publike. Nuk kam qenë kurrë me PDK’në. Kam qenë me AKR’në dhe kemi qenë në koalicion. Nuk kam ndërruar pozicion për post. Më ka thirrë si udhëheqëse politike. Në fund të ditës kemi qëndrime politike”, tha ajo.

“Është bërë shprehi që të shpërndahen këso foto. E shoh edhe ndaj Vjosa Osmanit. Këta në rrjete sociale mund të klithin. Qytetarët e kanë të qartë kënd do e votojnë”, shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat