Moti i ligë në 48 orët e fundit, përmbyt fshatërat e lë pa rrymë banorët në Deçan

Aktuale

Moti i ligë në 48 orët e fundit, përmbyt fshatërat e lë pa rrymë banorët në Deçan

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Mot i ligë po mbanë në Kosovë, në disa pjesë të vendit, mbrëmë ka pasur edhe erëra të forta e reshje të shiut.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se si pasojë e këtij moti, gjatë 48 orëve të fundit ka pasur përmbytje, por edhe ndërprerje me energji elekrike në disa fshatëra të kësaj komune.

Ky është postimi i plotë i tij:

Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit,si në vërshime poashtu edhe në furnizimin me enërgji elektrike. Fshatrat Isniq, Pobergjë,Carrabreg i Ulët ,Carrabreg i Epërm,Dubovik,Lloqan dhe qyteti i Deçanit gjithashtu, janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.

Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet .

Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat