Deklarata e Mero Bazes, reagon ashpër Blerim Latifi – “ka rrezik të lind një Millosheviq i ri shqiptar”

Aktuale

Deklarata e Mero Bazes, reagon ashpër Blerim Latifi – “ka rrezik të lind një Millosheviq i ri shqiptar”

Nga: N.Sh Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Mero Baze

Analisti nga Shqipëria, Mero Baze, ka bërë një deklaratë.

Ai ka thënë se, ka rrezik të lind një Millosheviq i ri shqiptar në emër të nacionalizmit shqiptar, për të vrarë Kosovën dhe Shqipërinë.

Sipas Bazes, kjo do t’i bënte shërbim Serbisë.

E pas kësaj, ka reaguar analisti dhe profesori nga Kosova, Blerim Latifi.

Latifi thotë se Baze krahasoi nacionalizmin shqiptar me nacionalizmin serb, ku shton se nëse krahasohen këto do të thotë se nuk e njeh asnjërin.

Sipas Latifit në një mënyrë është që t’i bësh shërbim nacionalizmit serb.

Reagimi i plotë:

Mero Baze paska thanë: "Në emër të nacionalizmit shqiptar ka rrezik të lind një Millosheviq i ri shqiptar,  për ta vrarë Kosovën e Shqipërinë, e për ti bë një shërbim Serbisë".

Ta krahasosh nacionalizmin shqiptar me nacionalizmin serb, do të thotë se nuk e njeh asnjërin. Dhe në mënyrë implicite t'i bësh shërbim nacionalizmit serb.

Në Tiranë ka një pasion të papërmbajtur të disa opinionistë për ta normalizuar nacionalizmin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat