Ymeri: Biden në dialogun Kosovë-Serbi do të shtyjë përpara Asociacionin dhe Mini-Shengenin

Aktuale

Ymeri: Biden në dialogun Kosovë-Serbi do të shtyjë përpara Asociacionin dhe Mini-Shengenin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:57
Visar Ymeri

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se Administrata Biden në SHBA procesin e dialogut Kosovë-Serbi do ta koordinojë më shumë me Bashkimin Evropian.

Ymeri thotë se sipas të gjitha gjasave Brukseli bashkë me Administratën e Bidenit do të kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme ku përfshihet edhe Asociaconi i komunave me shumicë serbe.

“Pos Asociacionit do të kërkohet një bashkëpunim rajonal në formën e një Minishengeni”, tha ai.

Analisti thotë se Kosova do ta ketë shumë të vështirë ta ndryshojë këtë diskurs të dialogut.

Ymeri thotë se Kurti do të ishte personi më i përgatitur për të drejtuar dialogun dhe për t’u përballur me Serbinë por sipas tij ai nuk e ka bërë deri më tani.

“Sigurisht se shumë më mirë do të mund të ndikohej në dialog nga pozita e kryeministrit, por Kurti nuk veproi kështu”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat