Sejdiu: VV-ja do të ketë më së shumti aderime, pritet që çdo i treti nga lista e tyre të bëhet deputet

Aktuale

Sejdiu: VV-ja do të ketë më së shumti aderime, pritet që çdo i treti nga lista e tyre të bëhet deputet

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 00:50
Albin Kurti

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në fillimi të vitit që po vie Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më së shumti aderime.

Sejdiu deklaroi se pret që çdo i treti në listën e VV-së do të bëhet deputet.

“Në këto zgjedhje në qoftë se duhet besuar matjeve atëherë nuk është e vështirë që nëse je në listën e 120 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në rastin më të keq i bie që çdo i treti përfundon deputet”.

“Aderime do të ketë dhe nëse bëjmë krahasime shembull si Enver Hoxhaj në PDK dhe Lumir Abdixhiku në LDK që të dy e kanë një histori në sferën publike, pra kanë bërë një kontribut të caktuar përpara se të futen në subjekt dhe kanë pasur një lidhje sado pak me subjektin në të cilin kanë aderuar”.

“Në këto zgjedhje pres që të ketë aderime dhe pres që kryesisht në Lëvizjen Vetëvendosje të ketë më shumë dhe besoj se është pak edhe oportuniste pasi aderimet jo gjithherë janë aderime me idenë që po kontribojnë në emancipim, diskutim publik që sjellë një risi. Pak do të shohim njerëz që vijnë më një temë specifike për zgjedhje dhe me të do kontribojnë në zgjedhje”, tha Sejdiu

“Ata që do të aderojnë besojë që do të jenë fytyra publike që në aspektin e politikave publike nuk sjellin dicka të re, por e njohjes nga opinioni i gjerë sjellin një risi”.

Tutje Sejdiu deklaroi VV-ja do të provokojë zgjedhje deri sa të mund të qeverisë vetëm me minoritetet.

“Besoj që në këto zgjedhje por edhe në zgjedhjet tjera gjatë vitit 2021 sepse insistojë që do të kemi shumë palë zgjedhje – pasi e kemi një moment sic është presidenti, insistimi i Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë një shumicë absolute në Kuvend dhe besojë që Lëvizja Vetëvendosje do të provokojë zgjedhjet deri në momentin kur arrin një numër që është i mjaftueshëm që vetëm me minoritetet të qeverisë pasi ta kalojë këtë problemin e presidencës”, është shprehur Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat